Kurti: Serbia udhëhiqet nga parimi i Millosheviqit “nuk ka kufomë, nuk ka krim”, i fsheh krimet ndaj shqiptarëve

Prishtinë, 29 gusht 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi edhe një herë mbështetjen ndërkombëtare që ta detyrojë Serbinë t’i hapë arkivat e shtetit për të ndriçuar krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Ai kujtoi se Serbia është obliguar ta bëjë këtë me deklaratën për personat e pagjetur të nënshkruar në Bruksel vitin e kaluar.

“Deri më tash shteti serb nuk ka ndarë të dhënat nga arkivat e tyre për këtë lokacion. Andaj edhe sot përsëritëm kërkesën tonë për hapjen e arkivave në Serbi. Bazuar në marrëveshjen e arritur më 2 maj 2023 në Bruksel, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së Brigadës 37 të Motorizuar të ushtrisë së Jugosllavisë, përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës”, tha Kurti të enjten, në tryezën e organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Kurti i akuzoi autoritetet serbe se vazhdojnë të mbajnë të fshehta informacionet për vendet ku janë groposur shqiptarët e vrarë, me qëllim që të mos zbulohen urdhërdhënësit dhe kryesit e krimeve në Kosovë. Ai tha se udhëheqja aktuale e Serbisë udhëhiqet nga strategjia “nuk ka kufomë, nuk ka krim” të cilën e kishte promovuar urdhërdhënësi kryesor i krimeve monstruoze në hapësirën e Jugosllavisë në vitet ‘90, presidenti i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, 

“‘Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politikë të Millosheviqit në Beograd”, tha ai,

“Sot, sikur çdo ditë, ne si Qeveri ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha ai.

Kurti theksoi se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftë në Kosovë duhet të nxirren para drejtësisë.

“Kriminelët serbë të luftës duhet të përballen me drejtësi, sepse këto krime sikur nuk vjetrohen as nuk falen”, u shpreh ai.

Kurti kur.

Sot, sikur çdo ditë si Qeveri ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

“Kriminelët serbë të luftës duhet të përballen me drejtësi, sepse këto krime sikur nuk vjetrohen as nuk falen”, ka thënë ai.

Kurti bëri të ditur se në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë filluar përgatitjet për fillimin e gërmimeve në lokacionin Kozhle në Serbi.

(r.m.)