Bratisllavë, 31 maj 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën në Bratisllavë me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas këtij takimi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kurti ka thënë se për të ishte e rëndësishme t’i takonte diplomatët e lartë, në mënyrë që, siç është shprehur, “të ketë qartësi lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, të shkaktuara nga Serbia”.
“Takimi ishte i rëndësishëm. Ne duhet ta kemi zbatimin (e marrëveshjes Kosovë- Serbi) në rrugë të drejtë dhe mendoj se kemi pasur nganjëherë stagnim dhe nganjëherë largim nga rruga”, ka thënë Kurti.
“Nuk kemi zgjidhje, jo sepse nuk kemi marrëveshje, por sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes”, ka theksuar ai.
“U mundova t’i bind Borellin dhe Lajçakun për fokus 100 për qind në kuptim të kohës dhe energjisë për të sekuencuar urdhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, ka thënë Kurrti.
(r.m.)