Romë,22 qershor 2023 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Vatikan sot, u prit nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku.
Kryeministri Kurti ka shprehur falënderimin e tij për mikpritjen nga Papa Fraçesku, të cilin e ka njoftuar për përcaktimin e Kosovës për për paqe, dialog dhe bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit të Kosovës.
Gjithashtu, kryeministri Kurti ka biseduar me Papa Françeskun “për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë”.
“Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit, dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme”, thuhet në njoftim.
Kurti e ka ftuar Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që ai kishte së fundmi.
Kjo ishte vizita e parë zyrtare e kryeministrit Kurti në Vatikan dhe takimi i parë i tij me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun.
(REL)