Jerevan, 4 maj 2026 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, në Jerevan, të dielën.
Kurti gjendet në Jerevan me ftesë të organizatorit të Konferencës Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”, ku po marrin pjesë liderë të vendeve e vropiane.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës bën të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin midis dy vendeve.
“Në takim, Kryeministri Kurti shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të Armenisë dhe Kosovës, si dhe ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue””, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, bisedimet janë përqendruar në mundësitë e thelimit të marrëdhënieve midis du vendeve.
“Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore”, thuhet në njoftim.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës thekson se Kurti ka theksuar nevojën për aleancë midis vendeve demokratike të Evropë
“Kryeministri Kurti falënderoi Kryeministrin Pashinyan për mikpritjen, duke vlerësuar se paqja në kontinentin evropian dhe përtej, ka nevojë për aleancën e demokracive”, thuhet në njoftim.
Armenia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.
(r.m.)