Prishtinë, 28 tetor 2025 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Zyra e Kryeministrit njofton se, në margjina të Forumit të Paqes, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale. Ai do të marrë pjesë edhe në tryezën e diskutimit, të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
Kurti është i ftuar nderi në darkën që shtron sonte Qarku diplomatik i Parisit.
(r.m.)