Kurti: Vuçiqi po e mban të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës

Londër, 13 shkurt 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e debatit për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar në Londër, në organizim të Institutit Chatham House.

Kurti, gjatë fjalës së tij, i ka cilësuar shumë serioze sfidat për sigurinë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar Seerbinë si faktorit kryesor të rrezikut.

Ai ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, me qëllim që ta mbajë të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbsisë është më urgjent se kurrë. Marrëveshja që kemi s’është e plotë, pasi na duhet një marrëveshje bonafide që të kemi legjitim dhe zbatim të saj. Duke mos e nënshkruar, Vuçiqi do ta mbajë të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës. S’mund të shoh tjetër kuptim substancial të këtij refuzimi për nënshkrim, pos kësaj, ata duan të mbajnë të hapur këtë derë, që të kenë dritare të tjera për t’u kthyer dhe për të përsëritur agresionin”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se Serbia është duke e shfrytëzuar agresionin në Kosovë në mënyrë që t’i ruajë raportet e ngushta me Rusinë dhe me Kinën.

“Serbia e përdor agresionin në Kosovë për t’i mbajtur raportet e mira me Rusinë e Kinën, pas të dyja janë agresore që s’i besojnë askujt e duhet t’ia dëshmojnë gjithmonë vetes. Pra, me agresionin ndaj Kosovës”, është shprehur ai.

Kurti ka thënë se Serbia ka bërë hapa prapa edhe në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe ka theksuar se shtetet tjera të rajonit nuk bën të jenë peng i regjimit të Vuçiqit.

“Një shtet s’mund t’i mbajë prapa shtetet tjera, Serbia po e mban rajonin prapa. Serbia e njeh de jure Bosnjën e Hercegovinën, por jo de facto. Ashtu si edhe Malin e Zi”, ka shtuar ai.

(r.m.)

Comment

*