Kurti: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë mund të mbahen vetëm me marrëveshje ndërshtetërore

Prishtinë, 22 nëntor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, kanë diskutuar të mërkurën për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të këtj shteti fqinj në Kosovë.

Kurti ka thënë se për këtë është e nevojshme një marrëveshje ndërshtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia.

“Sa i përket kërkesës së Serbisë për mbajtje të zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi se siç ka njoftuar shefin e OSBE-së në përgjigjen e 17 nëntorit, për këtë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Kjo zyrë bën të ditur se Kurti dhe Davenport kanë biseduar edhe për progresin në fushat e interisimit të OSBE-së në Kosovë, me theks në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë.

“Kryeministri theksoi përkushtimin e shtuar të Qeverisë ndaj komuniteteve jo shumicë dhe rritjen e mbështetjes për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK), si dhe angazhimin konstant me Zyrën për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë të ditur ditë më parë se ka pranuar letrën e kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës ai ka shprehur nevojën për një marrëveshje të veçantë për të lejuar serbët e Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e Serbisë, të cilat do të mbahen më 17 dhjetor.

Serbët e Kosovës kanë të drejtë të kenë shtetësi të dyfishtë, prandaj Serbia kërkon që atyre t’u mundësohet të votojnë në Kosova për zgjedhjet në Serbi.

Deri nëzgjedhjet e kaluara në Serbi, për organizimin e procesit zgjedhor për serbët në Kosovë është kujdesur OSBE. Ky mision ka monitoruar presin e votimit dhe ka bërë grumbulimin e votive dhe dërgimin e ytyre në qendrat e numërimit në Serbi.

Qeveria e Kosovës nuk e lejoi organizimin e zgjedhjeve të kaluara të Serbisë në Kosovë, për shkak se kjo  bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

(r.m.)