Kush nga kandidatët për deputet janë më të votuarit në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Prishtinë, 30 dhjetor 2025 – Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 51 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar më shumë se gjysma e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:

  • Albin Kurti 175.897 vota
  • Glauk Konjufca 136.932 vota
  • Albulena Haxhiu 71.610 vota
  • Hekuran Murati 70.895 vota
  • Donika Gërvalla 63.346 vota

 

Partia Demokratike e Kosovës

  • Bedri Hamza 80.869 vota
  • Arian Tahiri 38.048 vota
  • Përparim Gruda 35.501 vota
  • Uran Ismaili 27.712 vota
  • Sala Jashari 25.563 vota

 

Lidhja Demokratike e Kosovës

  • Lumir Abdixhiku 38.401 vota
  • Hykmete Bajrami 24.289 vota
  • Ukë Rugova 21.236 vota
  • Doarsa Kica Xhelili 18.798 vota
  • Avdullah Hoti 18.722 vota

 

Lista Serbe

  • Sllavko Simiq 19.250 vota
  • Igor Simiq 18.365 vota
  • Liljana Stefanoviq 17.850 vota
  • Nemanja Bishevac 14.798 vota
  • Millan Kostiq 14.778 vota

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

  • Ramush Haradinaj 19.547 vota
  • Daut Haradinaj 12.053 vota
  • Besnik Tahiri 11.636 vota
  • Bekë Berisha 8.681 vota
  • Agim Çeku 7.946 vota

 

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo.

(Radio Evropa e Lirë)