Kushtetuesja: Vendimi lidhur me kërkesën e Listës Serbe për masë të përkohshme do të merret pasi të shqyrtohen pretendimet

Prishtinë, 17 tetor 2025 – Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se është duke e shqyrtuar ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, por nuk ka thënë nëse do të vendosë masë të përkohshme, siç ka kërkuar Lista. Nga gjykata kanë thënë se vendimi lidhur me këtë kërkesë do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të parashtruesit të ankesës.

“Kjo kërkesë aktualisht është duke u proceduar nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.

Lista Serbe pretendon se me zgjedhjen e Nenad Rashiqit për nënryetar të Kuvendit është se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit dhe aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses mbi të njëjtën çështje. Në ankesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ajo ka kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për ndalimin e veprimeve të cilat kjo parti politike që kontrollohet nga Beogradi i cilëson si antikushtetuese.

Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar më 10 tetor, pas zgjedhjes së Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb. Zgjedhja e tij u bë pasi u shteruan nëntë kandidaturat e Listës Serbe, me nga tri votime.

Miratimi i kërkesës së Listës Serbe për vendosjen e masës së përkohshme do ta shtynte afatin për zgjedhjen e qeverisë së re. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vetëm edhe 9 ditë për formimin e kabitetit të ri qeveritar.

Lwvizja Vetwvendosje i ka 48 ulëse në Kuvend. Për zgjedhjen e Qeverisë sw re nevojiten votat e sw paku 61 deputetëve. Nëse Kurti nuk arrin t’i sigurojë 61 vota apo më shumë, Presidentja Vjosa Osmani wshtw e obliguar qw edhe njuw herw t’i ftojë në konsultime partitë politike dhe, sipas diskrecionit të saj, duhet të dekretojë për formimin e qeverisë së re mandatar tjetër dikë që dëshmon se i mund t’I sigurojw votat e nevojshme për formimin e Qeverisë. Edhe mandatari i radhws duhet t’i ketë 15 ditë kohë për paraqitjen e përbërjes sw kabinetit qeveritar. Nëse as herën e dytë nuk bëhet formimi i Qeverisw, atëherë presidentja Osmani shpall zgjedhje të jashtwzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Më 5 shtator, Gjykata Kushtetuese, pasi e kishte pranuar ankesën e Listës Serbe, kizshte vendosur për pezullimin e punës e Kuvendit për 25 ditë

Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk wshtw konstituuar dhe ka kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në vendimin e Kushtetueses u tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, por nuk ka lejuar veto bllokuese.

Pasi Lista Serbe i shteroi kandidaturat, kryeparlamentari Dimal Basha u kërkoi atyre ta bëjnë edhe propozimin e deputetit që nuk i takon grupit parlamentar të Listës. Meqë subjekti që mbështetet nga Beogradi zyrtar refuzoi ta bëjë këtë, në votim u hodh kandidatura e Nenad Rashiqit, i cili mori votat e domosdoshme për nënkryetar të Kuvendit.

(r.m.)