Dubrovnik (Kroaci), 29 qershor 2024 – Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se të gjithë ata që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.
“Pozicioni i BE-së ka qenë i formuluar dhe është i qartë që ata që i kanë kryer aktet kriminale në shtator të vitit 2024 duhet të mbahen përgjegjës. S’ka imunitet për ta dhe BE-ja e përsërit këtë edhe në takime bilaterale”, tha Lajçak në Forumin e Dubrovnikut.
Lajçak e bëri këtë koment duke iu përgjigjur pyetjes së ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, se cili është qëndrimi i BE-së ndaj faktit se udhëheqësi i grupit që e kreu sulmin terrorist në Banjkë, Millan Radoçiq, është i lirë në Serbi.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se SHBA-ja dhe BE-ja presin që Radojçiq të nxirret para drerjtësisë në Serbi.
“Është gjë e mirë që ai nuk po shfaqet më aktiv në veri të Kosovës ashtu siç ka qenë, gjë e cila i ka benefitet pozitive. Por, presim që procesi ndaj tij të përfundojë. Ky është zotim për sundim të ligjit [ në Serbi]”, tha O’Brien.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovë, Donika Gërvalla, e kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
(r.m.)