Lajçak: BE shkaktoi zhgënjim të thellë në Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 24 qershor 2022 – I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e rajonit.

Në një postim në Twitter, Lajçak ka shkruar se liderët e Bashkimit Evropian kanë marrë një vendim të rëndësishëm gjeopolitik për Evropën Lindore, çfarë duhet të marrë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne e morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk po arrijmë të jemi qasje të njëjtë strategjike për Ballkanin Perëndimor. Kjo shkakton zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar me udhëheqjen tonë të BE-së në Lindje, por duhet ta rikthejmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1540282035260063745?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1540282035260063745%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flajcak-thote-se-ndihet-zhgenjyer-vendimet-per-ballkanin-perendimor%2F

Të enjten, në Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, u shpreh vullnet për integrimin e vendeve tëBallkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por nuk u mor vendim për çeljen e negociatave me vendet kandidate dhe as për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndër konkluzat e Këshillit Evropian thuhet se Bashkimi Evropian është plotësisht dhe pa mëdyshje i përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkani Perëndimor dhe bëhet thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Nga samiti iu bë thirrje vendeve të BE-së që të miratojnë vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

(r.m.)