Lajçak bisedoi me kryeministrin e ri serb për dialogun Kosovë-Serbi

Athinë, 18 qaershor 2024 – Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të hënën në Athinë me kryeministrin e ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Lajçak ka bërë të ditur se gjatë takimit është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në Athinë u takova me kryeministrin e ri serb Millosh Vuçeviq. Ia dhashë informacionet më të fundit për gjendjen në dialog dhe fola për marrëdhëniet BE-Serbi”, ka shkruar Lajçak në Twitter, por nuk ka dhënë më shumë informacione.

Një ditë më parë, Lajçak ka thënë se “nuk duhet humbur” momentumin e ri për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Miroslav Lajçak do të jetë i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi  deri në uajin gusht, kur BE pritet ta emërojë një të dërguar tjetër.

(r.m.)