Bruksel, 14 korrik 2022 – Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar sot në Bruksel Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimin sot në Bruksel për gjendjen e tanishme dhe hapat e ardhshëm në dialog”, ka shkruar Lajçak.
Had a long and detailed discussion with @BislimiBesnik today in Brussels about the state of play and next steps in the Dialogue. pic.twitter.com/tGQvSS2DzQ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 14, 2022
Edhe Bislimi, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar për takimin me Lajçakun.
“Së bashku me Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, diskutuam për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut. Kosova do të vazhdojë të marrë pjesë në mënyrë konstruktive dhe aktive në procesin e dialogut”, ka shkruar Bislimi.
Together w/🇪🇺Special Rep. @MiroslavLajcak we discussed about the next steps in the dialogue process.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 14, 2022
Kosova will continue to participate constructively & actively in the dialogue process. pic.twitter.com/Sk874OD5fN
Në takimin e sotëm të Lajçakut e Bislimit besohet se është biseduar mbi përgatitjen e një takimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, Lajçak pati thënë se po nunonte për organizimin e takimit Kurti-Vuçiq. Ai kishte thënë se takimi pritet të mbahet gjatë muajit korrik.
Ditë më pare, zyra e kryeministrit Kurti ka thënë se ende nuk ka ftesë zyrtare nga Brukseli për ndonjë takim të këtij niveli, por nuk e kishte përjashtuar mundësinë që kjo të ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut.
Miroslav Lajçak deklroi në Forumin e 15-të të Dubrovnikut se tashmë janë gati tri-katër marrëveshje midis Kosovës e Serbisë dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti.
Lajçak tha se i vlerëson të dyja palët për takimet mujore në nivel të kryenegociatorëve dhe se palët kanë arritur një marrëveshje edhe për takime të nivelit më të lartë – Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë.
(r.m.)