Lajçak e Nuland theksojnë nevojën për shtensonim të situatës në veri të Kosovës

Uashington, 20 qershor 2023 – Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ndoodhet në Uashington, ka treguar se ka zhvilluar një takim me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, ku ka qenë temë kryesore situata në pjesën verioore të Kosovës.

Lajçak ka thënë se me zonjën Nuland janë pajtuar për shtensionimin e menjëhershëm të situatës në pjesën verioore të Kosovës dhe kthimin e palëve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Kam pasur bisedë shumë të mirë me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Ne kemi ndarë vlerësimin e njëjtë për situatën në veri të Kosovës dhe për rrugëdaljen nga ajo situatë. Jemi pajtuar për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm të situatës dhe për kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1671215010146549783?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1671215010146549783%7Ctwgr%5Ef80b1db112307f6acda62e068cec5733fdd691c8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2F382348%2Flajcak-takohet-me-nulandin-theksohet-nevoja-per-shtensonim-te-situates-ne-veri%2F

(r.m.)