Prishtinë, 30 janar 2024 – I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi të marrtën në Prishtinë se kohët e fundit ka pasur pak progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, në një këndvështrim më të gjerë të këtij procesi.
“Falë dialogut, kemi pasur rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar, siç është marrëveshja për energji dhe ajo e arkivit. Janë prova konkrete për këtë. Por ka pak progres në pikëpamjen më të gjerë të procesin të normalizimit. Kemi pasur marrëveshje në shkurt dhe mars të vitit të kaluar që nuk ka nevojë për pyetjen çfarë duhet bërë, por kur do ta bëjmë? Nëse më pyetni mua, do ta bëja sa më shpejt të jetë e mundur që të fillojmë me zbatimin”, ka thënë Lajçak, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajçak ka thënë se gjatë takimit me Kurtin e Bislimin është diskutuar edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon pagesat me dinarë serbë në pagesat me para të gatshme. Ai nuk ka treguar se çka është thënë në takim lidhur me këtë rregullore, shtyrjen e zbatimit të së cilës e kanë kërkuar SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, pork a paralajmëruar se se Banka Qendrore e Kosovës do të japë më shumë informacione për këtë çështje, të mërkurën.
“Banka Qendrore e Kosovës do të japë më shumë informacione për këtë çështje nesër. Nuk më përket mua të bëj zëdhënësin e saj”, ështëe shprehur ai.
Lajçak ka thënë se temë e bisedës me Kurtin e Buislmin kanë qenë edhe letimet për sulmin terrorist të grupit të armatosur të serbëve në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator. Ai ka thënë se hetimet po kryhen nga shtete individuale dhe jo nga BE-ja.
“Sulmi në Banjskë diskutohet në çdo takim prejse ka ndodhur ai. E diskutuam edhe dje në Beograd. Presim që pasojat të nxirren dhe sulmuesit të mbahen përgjegjës. Po presim hetimet nga shtetet individuale pasi nuk jam përgjegjës që të flas meqë BE-ja nuk i kryen këto hetime”, ka thënë Lajçak.
Emisari i Bashkimit Evropian ka thënë se udhëheqjen e unionit do ta njoftojë për përmbajtjen e takimeve që pati të hënën në Beograd dhe të martën në Prishtinë, siç është shprëehur ai “për të përgatitur hapat e ardhshëm të dialogut”.
“Dhe tani do të analizojmë çfarë dëgjova nga Vuçiqi dhe Kurti dhe do të informojë lidershipin e BE-së, bashkë me disa rekomandime të miat, dhe do të përgatisim hapat e ardfhshëm të dialogut. Procesi i normalizimi duhet të vazhdojë sepse përfitojnë njerëzit që jetojnë këtu”, ka deklaruar Lajçak.
“Do të vazhdoj të bëjë më të mirën për të parë rezultate konkrete në dialog”, ka theksuar ai.
Zyra e kryeministrit Kurti ka bërë të ditur se në takim me Lajçkun është diskutuar “në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera, si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kurtit.
Miroslav Lajçak është takuar të martën në Prishtinë edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani, si njoftoi kabineti i saj, ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilat, siç është shprehur ajo, “mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë”. Ajo ka bërë të qartë se ky draft do të vlerësohet përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Presidentja Osmani ka kërkuar edhe heqjen e masave të vebndosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke ritheksuar se ato “janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog”.
(r.m.)