Lajçak: Situata në Ballkanin Perëndimor është shumë më e keqe se pesë vjet më parë

Budva, 7 tetor 2022 – Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha sot se situata në Mal të Zi dhe në rajon është “shumë më e keqe” se pesë vjet më parë.

Në Forumin 2BS, në Budva të Malit të Zi, ai tha të gjithë treguesit shpien në përfundimin se nuk ka pasur vendosmëri dhe përkushtim për reformat të cilat do e afronin këtë vend me Bashkimin Evropian.

Lajçak i këshilloi vendet e rajonit që të fokusohen në përmbushjen e detyrave të Bashkimit Evropian.

“Rajoni nuk është në një gjendje të mirë dhe BE-ja dëshiron të tregojë se ne jemi seriozë dhe duam të tregojmë një shembull pozitiv të Ballkanit Perëndimor. Këshilla ime e sinqertë për rajonin është që të fokusohet te përmbushja e detyrave që kërkon BE-ja”, tha ai.

Lajçak i këshilloi vendet e rajonit edhe tw rregullojnw marrwdhwniet midis tyre.

“Duhet të ndërtoni standarde evropiane në vendet, por edhe të zgjidhni çështjet dypalëshe”, tha përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

(r.m.)