Lamtumirë Ali Lajçi, luftëtar i UÇK-së

Me hidhërim e morëm lajmin e ikjes së parakohshme të veprimtarit të çështjes kombëtare Ali Lajçi.

Kemi pasur nderin dhe fatin ta intervistojmë për TV Alba Life z.Ali Lajci, ish deputetin e Kosovës, luftëtarin e UÇK-së dhe ish i burgosur politik nen regjimin e kriminelit boteror, hitlerin, sllobodan milloshevic.

Shoqata “Rugova” me anëtaret përkatës dhe bashkatdhetarë nga të gjithë trevat shqiptare u mblodhën, më 14 nëntor, 2014, për të festuar 6 vjetorin e krijimit të saj si dhe për datën më të shenjtë të Kombit shqiptar, Ditën e Flamurit.  Ne restorantin “Maestro” shoqata “Rugova” me kryetar z. Adem Murici kishte përgatitur sallën e mipkpritjes si për ditë feste, kuq e zi.  Në krye të sallës qëndronin hijerëndë Flamuri Kombëtar, Flamuri i shtetit të Kosovës dhe Flamuri Amerikan. 

Shoqata Rugova e vlerësoi me çmimin e mirënjohjes!

Z.Lajçi është njeriu që vuajti shumë nëpër burgjet serbe që Kosova ta gëzojë lirinë që ka sot.  Ai është simboli i rezistencës dhe një ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1981, ish deputet i Republikës së Kosovës, ish kryetar i Komunës së Pejës dhe aktivist i palodhur i çështjes kombëtare. 

 Z.Ali Lajçi per TV “Alba Life” përshëndeti të gjithë të pranishmit, falënderoi shoqatën “Rugova” për ftesën dhe tha se ndihej shumë i emocionuar që ndodhej midis tyre në këtë festë të bukur dhe në Ditën e Flamurit.  Nuk ka më bukur vazhdoi z.Lajçi midis të tjerash, që ju ruani me fanatizëm Gjuhën Shqipe, traditat dhe kulturën e mrekullueshme shqiptare.  Ne duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës për mundësitë e mëdha që i ka krijuar komuniteteve të ndryshme, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dha për Pavarësinë e Kosovës, që siç thoshte Ibrahim Rugova ne duhet të kemi marrëdhënie me gjithë komunitetin ndërkombëtar, por më të ngushta me Amerikën për atë çfarë ka bërë për Kombin shqiptar.

Ngushëllime familjes!

Ngushëllime Kosovës!

Lamtumirë Ali Lajçi! 

Vepra juaj do të kujtohet përjetësisht!

 

Kozeta dhe Qemal Zylo

1 maj, 2024

Staten Island, New York