Prishtinë, 6 maj 2025 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) propozon krijimin e një qeverie të transicionit, me përfshirjen e të gjitha partitë shqiptare.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se partia e tij nuk e pranon ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion të qeverisës, por propozon qeveri tw tranzicionit deri në kohën e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të shtetit.
“E kam marrë një letër nga kryetari i Vetëvendosjes dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e Vetrëvendosjes e kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që janë ngritur mbi atë”, tha Abdixhiku në konferencë pëtr medie.
Si argumene për këtë propozim, ai përmendi ato që ai i cilësoi si dështime të qeverisjes 4 vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosjes.
“LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale…”, tha ai.
Abdixhiku, duke folur në vetën e parë, e cilësoi të pamundur bashkëpunimin e tij me Kurtin.
“E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti”, u shpreh ai.
Mirëpo, ai e cilësoi të domosdoshën përfshirjen e LDK-së në procesin e zgjidhjes së ngërçit në të cilin gjendet procesi I konstituimit të institucioneve shtetërore.
“Vendi është në krizë të thellë institucionale dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë, LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale të transicionit”, tha ai.
Abdixhiku u bwri thirrje edhe partive tjera të bashkëpunojnë në kapërcimin e krizës.
“Po kthehemi për një momentum të ri politik. I ftoj të gjitha partitë që të jemi bashkë të ofrojmë zgjidhje”, theksoi ai.
“Të ulemi në tavolinë, të flasim. Le të nisim një proces që nis zhbllokimin e procesit brenda një afati të shkurtër”, ka thënë Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së e paraqiti edhe profilin e Kryeministrit dhe ministrave të qeverisë së tranzicionit.
“Duhet një kryeministër unifikues, me një kabinet ministrash unifikues”, tha Abdixhiku, duke lënë të kuptohet se ai nuk e do Kurtin kryeministër.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një ditë më parë, i bëri ftesë Lumir Abdixhikut për bashkëqeverisje.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LDK-ja doli e treta, me 20 deputetë. Para saj dolën Lëvizja Vetëvendosje, me 48 deputetë dhe PDK-ja me 24 deputetë.
(r.m.)