LDK: Zgjedhja e Presidentit – vetëm përmes marrëveshjes politike

Prishtinë, 27 maras 2026 – Lidhja Demokratike e Kosovws (LDK) njoftoi se grupi parlamentar i kësaj partie ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Sipas njoftimit, grupi i deputetëve të LDK-së ka theksuar se çështja e zgjedhjes së Presidentit tw ri tw vendit mund tw bwhet vetëm përmes një “marrëveshjeje të mirëfilltë politike”

“Siç ka theksuar vazhdimisht Lidhja Demokratike e Kosovës, çështja e zgjedhjes së Presidentit nuk mund të zgjidhet përmes improvizimeve procedurale, por vetëm përmes një marrëveshjeje të mirëfilltë politike, që siguron unitet institucional dhe balancë demokratike”, thuhet nw njoftimin e lwshuar pas mbledhjes sw deputetwve tw kwsaj partie.

LDK e konsideron si pwrgjegjwsi tw Lwvizjes Vetwvendosje (LVV) arritjen e marrwveshjes politike pwr presidentin. Pwrgjegjwsi tw LVV-sw e konsideron edhe dwshtimin e njw marrwveshjeje politike qw do ta çonte vendin nw zgjedhje tw reja tw parakohhshme.

“…përgjegjësia për ndërtimin e kësaj marrëveshjeje dhe për menaxhimin e këtij procesi i takon partisë së parë. Çdo dështim për të arritur një zgjidhje do të bartë drejtpërdrejt përgjegjësinë politike për pasojat që pasojnë, përfshirë edhe shkuarjen në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Njoftimi i plotë:

Sot, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi rrjedhën institucionale pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes, u vlerësua se Aktgjykimi ka sjellë qartësi të nevojshme juridike dhe ka rikthyer procesin në kornizën kushtetuese, duke përcaktuar rrugën që institucionet duhet të ndjekin në vijim.

Grupi Parlamentar i LDK-së riafirmon qëndrimin e tij të palëkundur për respektim të plotë të rendit kushtetues, funksionim normal të institucioneve dhe ruajtje të balancës demokratike në vend. LDK konsideron se çdo veprim politik në këtë fazë duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia shtetërore dhe jo nga kalkulimet partiake.

LDK mbetet e përkushtuar për një zgjidhje që garanton unitet institucional, përfaqësim gjithëpërfshirës dhe shmang çdo tendencë për përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme. Institucioni i Presidentit duhet të jetë figurë unifikuese, mbi palët politike, dhe në shërbim të rendit kushtetues dhe stabilitetit të Republikës.

Siç ka theksuar vazhdimisht Lidhja Demokratike e Kosovës, çështja e zgjedhjes së Presidentit nuk mund të zgjidhet përmes improvizimeve procedurale, por vetëm përmes një marrëveshjeje të mirëfilltë politike, që siguron unitet institucional dhe balancë demokratike. Në mungesë të një marrëveshjeje të tillë, çdo tentativë tjetër është e destinuar të dështojë.

Për rrjedhojë, përgjegjësia për ndërtimin e kësaj marrëveshjeje dhe për menaxhimin e këtij procesi i takon partisë së parë. Çdo dështim për të arritur një zgjidhje do të bartë drejtpërdrejt përgjegjësinë politike për pasojat që pasojnë, përfshirë edhe shkuarjen në zgjedhje.

Në rast të dështimit dhe shkuarjes në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë e bashkuar, e qartë në vizion dhe e gatshme për besimin qytetar.

(r.m.)