Lëshohen në hapësirë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”

Tiranë, 3 janar 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se në Cape Carnaval të Floridës është lansuar raketa “Falcon 9”, një mision i përbashkët i “SpaceX Transporter 6” që transporton për në hapësirë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2.

Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm👁️”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

This image has an empty alt attribute; its file name is Edi-Rama-postimi-per-lansimin-e-sateliteve-448x400.jpg

Ai e ka ndarë edhe një video nga momenti i lansimit të raketës “Falcon 9”.

https://fb.watch/hQgNP5kBG5/

(r.m.)