Lëvizja Vetëvendosje e përjashton Besnik Mujecin nga partia

Prishtinë, 15 gusht 2023 – Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Besnik Mujeci, i cili është arrestuar në Tiranë nën dyshimet për shpërndarje droge, është përjashtuar nga partia.

Mujeci, 40-vjeçar, është asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Njoftimi është publikuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se “njerëz të tillë “nuk kanë vend në Lëvizje”.

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar!

Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje”, ka shkruar ajo në Facebook.

Mujeci është në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë, të martën, të cilët janë të dyshuar për shpërndarje të drogë të llojit ekstazi në lokalet e e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Droga është trafikuar nga Kosova në Shqipëri, me autobusë të linjës Prishtinë – Tiranë.

Të arrestuarit janë kapur në Tiranë me një dërgesë 11.300 tabletave ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kilogramë. Sipas autoriteteve të Shqipërisë, vlera e drogës me të cilën janë kapur ata shkon në 400 mijë euro.

Përveç Mujecit, në operacionin e sotëm të policisë shqiptare janë arrestuar edhe Mithat Ramadani, 30 vjeç, gjithashtu banor i Prishtinës, si edhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari, 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banorë të Tiranës.

(r.m.)