Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Prishtinë, 28 dhjetor 2025 – Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve paraprake jo të plota, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 50 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta, me 20 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës – e treta, me 14 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 6 për qind të votave.

Në këto rezultate nuk janë përfshirë votat e zgjedhjeve në diasporë, votat e dërguara me postë dhe votat me kusht. Por, sipas trendit të deritashëm, nuk është e pritshme të ketë ndikim substancial në këtë rezultat.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje mund ta formojë qeverinë e re bashkë me subjektet politike të komuniteteve joserbe me të cilët qeverisi edhe në mandatin e kaluar.

Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra votimi, me gjithsej 2.557 vendvotime. Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhje kanë marrë pjesë preliminare, dalja në zgjedhje është 45 për qind të 1.999.024 qytetarëve me të drejtë vote

Procesi zgjedhor u monitorua nga Policia e Kosovës, nga Prokuroria dhe nga vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë. Sipas raportete të deritashme, procesi i votimit u zhvillua në atmosferë të qetë dhe institucionet e sigurisë dhe vëzhguesit nuk kanë regjistruar incidente që do të ndikonin në procesin zgjedhor apo në rezultatin e zgjedhjeve.

(r.m.)