Lëvizja Vetëvendosje thotë se ajo e respektoi Kushtetutën, e fajëson opozitën

Prishtinë, 6 mars 2026 – Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pas njoftimit të Presidentes Vjosa Osmani se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit.

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, zyrtar i Lëvizja Vetëvendosje, i ka fajësuar partitë në opozitë për dështimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Zulfaj, në një postim në Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka respektuar “në plotëni” Kushtetutën dhe Kosova, sipas tij, po humbet kohë për shkak të zjelles së opozitës.

“Vitin e kaluar na humbën kohë duke bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit; tash duan të na humbin kohë sërish duke bojkotuar zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zulfajt:

Lëvizja VETËVENDOSJE! e respektoi Kushtetutën në plotni.

  1. Vendosi dy kandidatë që të ketë garë. PDK dhe LDK së bashku kanë 37 deputetë, por nuk sollën asnjë kandidat.
  2. Filloi seancën që të niste procedura brenda afatit.
  3. Bëri të gjitha veprimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, deri te konstatimi i prezencës së deputetëve në sallë.
  4. Ndërpreu seancën për mungesë të deputetëve, për ta vazhduar kur ata të kthehen në sallë, siç e kanë obligim dhe detyrim kushtetues.

Vitin e kaluar na humbën kohë duke bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit; tash duan të na humbin kohë sërish duke bojkotuar zgjedhjen e presidentit.

Por presidenti duhet të zgjedhet.

(r.m.)