Liderë shtetërorë e politikë e vlerësojnë lart figurën dhe veprën e Prof. Dr Alush Gashit

Prishtinë, 15 maj 2026 – Udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike në Kosovë kanë shprehur vlerësime të larta për figurën dhe veprën e Prof. Dr Alush Gashit, i cili ka ndërruar jetë të ptremten, në moshën 75 vjeçare. Në mesazhet e ngushëllimit për familjen Gashi dhe në dedikimet për professor Gashin, është vlerësuar kontributi i tij në jetën akademike, publike e publike.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thwnw se Prof. Dr. Alush Gashi i ka shërbyer vendit në shumë fusha dhe në periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Alush Gashit, mjekut, profesorit universitar, veprimtarit politik dhe nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Prof. Dr. Gashi i shërbeu vendit në shumë fusha dhe në periudha të rëndësishme të historisë sonë. Si profesor i Anatomisë, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai dha kontribut të çmuar në arsimin e lartë dhe në shëndetësinë e Kosovës.

Në jetën publike, ai shërbeu si deputet i Kuvendit të Kosovës. Me angazhimin e tij politik dhe institucional, ai ishte pjesë e proceseve që e çuan Kosovën drejt lirisë dhe shtetësisë së Republikës.

Ngushëllime familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve, komunitetit akademik e mjekësor dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Prof. Dr. Alush Gashin”, ka shkruar ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Disporës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar humbje për Kosovën ndarjen nga jeta të Alush Gashit. Ai e ka vlerësuar lart kontributin e tij në fushë të arsimit e shëndetësisë dhe në jetën politike e publike të vendit.

I hidhur lajmi për humbjen e intelektualit Alush Gashi.

Kontributi i tij në arsim, shëndetësi dhe jetën publike të vendit do të mbetet i çmuar dhe i paharruar. Me përkushtimin, urtësinë dhe punën e tij, ai la gjurmë të rëndësishme në shoqërinë tonë.

Në këto momente të vështira, familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar Konjufca.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka la vlerësuar Gashin si njërin prej figurave më të respektuara e më dinjitoze të saj. LDK ka thënë se Gashi ka lënë “gjurmë të pashlyeshme në LDK dhe në shtetndërtimin e Kosovës”.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtarit të Kryesisë, Prof. Alush Gashi.

Sot, LDK-ja humbi një prej figurave më të respektuara e më dinjitoze të saj; një njeri të urtë, të përkushtuar dhe me integritet të lartë njerëzor e politik.

Prof. Alush Gashi ishte bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe një prej figurave më përfaqësuese të filozofisë rugoviane, të maturisë politike dhe të përkushtimit ndaj Republikës së Kosovës.

Me dijen, urtësinë dhe përvojën e tij, ai kontribuoi për dekada në jetën institucionale, politike dhe akademike të vendit. Ishte njeri i urtë, i përkushtuar dhe gjithmonë në shërbim ndaj qytetarëve, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në LDK dhe në shtetndërtimin e Kosovës.

Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjen dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë veprimtarëve e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtimi dhe vepra e Prof. Alush Gashit do të mbeten përherë në historinë tonë.

U prehtë në paqe, prof. Alush Gashi”, thuhet në dedikimin e LDK-së

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abddixhiku ka shprehur vlerwsimet mw tw larta pwr Alush Gashin, të cilin e ka vlerësuar si “njeri të urtë e të mençur të politikës” dhe si mentor e këshilltar të tij deri në ndarjen nga jeta.

Më iku një mik i madh. Një mik i vërtetë. Alush Gashi, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, njeri i urtë e i mençur i politikës sonë, sot na la. Për mua ishte shumë më shumë se kaq. Ishte mentor. Ishte këshilltar. Ishte një prej njerëzve më të afërt që pata në këtë rrugëtim. Në këtë rrugëtim timin, rrallë kam takuar njerëz me aq maturi e aq mirësi. Në momentet më të vështira, tek ai gjeja gjithmonë qetësi. Një mendim të peshuar. Një fjalë që të kthjellonte. Një përkujdesje të heshtur, pa zhurmë, pa kërkuar asgjë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjithashtu e ka vlerësuar kontributin e Gashit në fushën akademike dhe jetën politike në Kosovë. Ai ka vlerësuar kontributin e Gashit edhe në procesin e ndërtimit të institucioneve shtetërore të Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Alush Gashi.

Prof. Gashi ishte një nga figurat e njohura të jetës publike, akademike dhe politike në Kosovë, me kontribut të gjatë në shëndetësi, arsim dhe në ndërtimin e institucioneve të vendit.

Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij politike”, ka shkruar Hamza.

Familjes Gashi i janë përcjellë mesazhe ngushëllimi edhe nga shumë personalitete të shquara të jetës publike e politike në Kosovë dhe në diasporë.

(r.m.)