Liderët e G7 bëjnë thirrje për depërshkallëzim në Lindje të Mesme

Otava, 17 qershor 2025 – Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, kanë bërë thirrje për depërshkallëzim të situatës në Lindje të Mesme, si edhe për armëpushim në Rripin e Gazës, raporton BBC.

Përmes një deklarate të përbashkët, pas samitit në Kanada, ata kanë bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve në të gjitha zonat.

Në deklaratë thuhet se vendet e grupit GZ kanë të përkushtuara për vendosjen e paqes dhe stabilitet në rajon, ndërsa Izraelit i njihet “e drejta që ta mbrojë veten”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është larguar nga samiti më herët se liderët e tjerë.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump duhet të kthehej në Uashington për t’iu përkushtuar problemeve në Lindjen e Mesme.

Trump, gjatë samitit, ka deklaruar se përjashtimi i Rusisë nga G7 ishte një gabim i madh dhe se ai mendon se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur sot nëse Rusia do të ishte ende në këtë grup.

Anëtarë të grupit G7 janë: SHBA-të, Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia. Prej vitit 2002 deri në vitin 2014 anëtare e grupit, i cili quhej G8, ishte edhe Rusia. Ajo u largua nga ky grup pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë.

(r.m.)