Lirohet nga detyra ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare

Tiranë, 16 korrik 2025 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e dekretoi lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Besiana Kadare.

Vajza e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, Besiana Kadare, ishte emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në UNESCO më 1 tetor të vitit 2021.

Para se të emërohej në këtë detyrë, Bediana Kadare ka shërbyer si Ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

D E K R E T PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 251

Tiranë, më 14.7.2025

PRESIDENT I REPUBLIKËS BAJRAM BEGAJ

(r.m.)