Lirohet nga paraburgimi njëri ndër sulmuesit e gazetarëve në veri

Prishtinë, 15 korrik 2023 – Nemanja Vllashkoviq, serbi që ishte arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në pjesën veriore të Kosovës, është liruar nga paraburgimi me dorëzani, të premten.

Avokati Predrag Milkoviq ka thënë se i Vllashkoviqi është liruar të mbrohet në liri nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

“Nemanja është liiruar sot nga qendra e paraburrgimit në Podujevë dhe në proocedrën e mëtejshme do të mbrohet në liri. Me këtë vendim gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj. Nemanja është i obliguar që gjykatës t’ia dorëzojë dokumentet personale dhe ato të udhëtimit si edhe ta sigurojëgjykatën se nuk do ta largohet nga vendbanimi i tij”, ka thënë avokati për gazetën beogradase “Novosti”.

Lajmin e ka konfirmuar Lumnije Surdulli, zyrtare për informim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ajo ka thënë se Vllashkoviqi është liruar me dorëzani, por nuk ka treguar se për çfarë shume.

“Po është e vërtetë që është liruar dje, me dorëzani”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Më 16 qershor, kur ishte arrestuar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar Vllashkoviqin si njërin ndër udhëheqësit e grupit që i ka sulmuar gazetarët.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit ‘Kallxo’ në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllashkoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë. Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka thënë Sveçla.

Gjatë eskalimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës, grupet kriminale serbe kishin sulmuar pjesëtarët e policisë, pjesëtarët e KFOR-it dhe gazetarët që po raportonin për zhvillimet atje.

Në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it ishin lënduar 30 ushtarë hungarezë dhe italianë. Ministria e Mbrojtjen e Hungarisë njoftoi se një ushtari hungarez i është amputuar këmba, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë gjatë sulmit në Zveçan.

KFOR- ka njoftuar se pjesëtarët e tij kishin pësuar plagë nga sulmet me mjete të forta, me kokteje molotovi dhe me armë zjarri.

(r.m.)