Prishtinë, 16 tetor 2025 – Deputeti i Listëa Serbe, Igor Simiq, ka njoftuar se kjo parti e ka çuar përsësi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
“Kuvendi i ka shkelur Kushtetutën, Rregulloren e punës së Kuvendit dhe aktgjykimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar ai.
Simiq ka bwrw tw ditur se Lista Serbe ka kërkuar nga Kushtetesja edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e veprimeve të mëtejtme të Kuvendit.
“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, ka thënë ai.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Emri i tij u hodh në votim pasi nëntë deputetët e Listës Serbe nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për ta marrë këtë pozitë.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se pas dështimit të përfaqësuesve të Listës Serbe për të fituar mbështetjen e nevojshme, u vendos të vazhdohet me kandidatin tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) votuan në favor të Nenad Rashiqit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës abstenoi në votim.
Rezultati i votimit ishte: 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime.
(r.m.)