Lista Serbe pret që administrata Trump të insistojë për themelimin e Asociacionit

Prishtinë, 6 nëntor 2024 – Lista Serbe, partia e serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Bedogradi zyrtar,  e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo shpreh besimin se gjatë mandatit të dytë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të përmirësohen dhe do të forcohen më shumë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.

Lista Serbe ka shprehur pritshmëritë që pozita e popullit serb në Kosovë do të jetë edhe më shumë në fokusin e administratës së re të Trumpit, si edhe pritjet ajo të insistojë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Besojmë dhe presim që pozita dhe problemet e opullit serb në Kosovë do të jetë më shumë në fokus dhe jemi të bindur se administrata e presidentit Trump nuk do të lejojë vazhdimin e persekutimit sistemor të popullit serb nga vatrat shekullore në Kosovë dhe se do të insistojë në respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave politike të popullit serb, por edhe të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, veçanërisht asaj që ka të bëjë me formimin e Asociacionit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Lista Serbe thekson se

“Populli serb ka qenë gjithmonë me presidentin Trump, prandaj është i inkurajuar sinqersisht nga kjo fitore historike”, thekson Lista Serbe.

Të mërkurën, bë pjesën veriore të Mitrovicës, ku gjendet selia qendrore e Listës Serbe, janë vendosur disa pankarta me urime për fotiren e Trumpit në zgjedhjet oresidenciale.

“Urime fitorja, President”, shkruante në pankartat me portretin e Trumpit në plan të parë, shoqëruar me flamujt e Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

(r.m.)