Luftime të ashpra mes forcave ruse e ukrainase në rajonin e Donbasit

Kiev, 17 tetor 2022 – Forcat ruse dhe ato ukrainase po vazhdojnë luftimet e ashpra rreth dy qytezave në rajonin lindor të Donbasit.

“Pikat e nxehta në Donbas janë qytetet e Soledarit dhe Bakmutit”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij para popullit më 16 tetor.

“Luftime shumë të ashpra janë duke vazhduar”, ka thënë ai.

Solerari gjendet në veri të Bakmutit, i cili është shënjestruar nga forcat ruse prej muajve të verës.

Zelensky ka thënë se gati 65.000 ushtarë rusë janë vrarë prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt, shifër shumë më e madhe sesa ajo që e ka bërë të ditur Rusia më 21 shtator – 5.937.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë më 16 tetor se forcat e saj kanë zmbrapsur përpjekjet e forcave ukrainase për të avancuar në Donjeck, Herson, dhe Mikollaiv.

Rusia ka thënë se ka vazhduar sulmet ajrore në shënjestrat ushtarake dhe ato të energjisë në Ukrainë.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë të hënën se Rusia është duke u përballur me më shumë probleme logjistike në jug, pas dëmtimeve që i janë shkaktuar Urës së Krimesë nga sulmet e 8 tetorit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

(REL)