LVV: Disa deputetë të PDK-së sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës

 Prishtinë, 13 korrik 2023 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e akuzon opozitën për përleshjet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar e deputeetëve të LVV-së.

Në reagimin e LVV-së opozita cilësohet “dorë e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës”, ndërsa deputetët e PDK-së që u përfshin në përleshje cilësohen si “bandë rrugaçësh”.

LVV thekson se sulmi ndaj Kryeministrit Albin Kuti bëht “pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë”.

Sipas kësaj partie, sulmi në Kuvend është pjesë e një fushate në të cilën janë përfshirë edhe disa gazetarë.

“Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i plotë:

Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndal në sjelljen e rendit dhe kushtetushmërisë në Republikë

Sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht.

Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës.

Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë.

Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për drejtësi dhe kriminelët që kanë dëmtuar shoqërinë e shtetin tonë për t’u pasuruar padrejtësisht, nuk do të amnistohen.

(r.m.)

One Response to “LVV: Disa deputetë të PDK-së sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës”

Read below or add a comment...

  1. Mala says:

    Mos sajoni! Sepse tash po i shohim dhe po i degjojme.Kush sulmoi me grushta-shishe,shihe inqizimin!Sulmoi i paftuari Bislimi,i cili sulmoi Lushtakun.Kur e pa cka beri!Iku ne “dimi” te grave dhe oprap gjeja perpiqej te godet ndoken me ndonje grusht.Grushtin,shishen e fllimit qe nxiti gjit he ate skene te trisht, e filluan ata qe nuk duhej te ishin ne salle,dhe ata qe nuk duhej te provokonin Lushtaku me nje shishe uji ne shenje revolte qe mysafiri i Kuvendit hoqi dhe e shkau foton e Kurtit dhe gjuajti me shishe Lushtakun.Kjo ishte skena qe mund duke,shihet sa here doni dhe degjohet degjohet kur te doni.Mos sajoni se eshte vertet e pandershme!