Prishtinë, 4 mars 2025 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dyshime se gjatë procesit të votimit të diasporës pa pasur parregullsi serioze.
Sekretari Organizativ i LVV-së, Alim Rama, ka thënë se këto parregullsi janë zbuluar gjatë procesot të numërimit të votave të dërguara me postë nga diaspora.
“Procesi i numërimit të votave me postë nga mërgata ka zbuluar parregullsi të shumta, duke ngritur shqetësime brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Alimi.
Sipas tij, në këtë përfundim shpe edhe shpërputhja e madhe e rezultateve të votave me postë dhe rezultave të votimit në përfaqësitë diplomatike dhe brenda në Kosovë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
“Rritja artificiale e LDK-së përmes votimit me postë, në shpërputhje të thellë me rezultatet në Kosovë dhe me ato në përfaqësitë diplomatike, ka ngritur dyshime mbi besueshmërinë e këtij procesi”, ka shkruar ai.
Rama ka thënë se në përfundimin për “rritjen artificiale” të LDK-së mjafton të krahasohen votat që ka marrë në votimin në Kosovë, në votimin në përfaqësitë diplomatike dhe në votimin me postë për kandidatin e kësaj partie, Hysen Çekaj.
“Parregullsitë pikësëpari kanë të bëjnë me rritjen artificiale të LDK-së me mbi 400% krahasuar me votimin në përfaqësi diplomatike, por ato bëhen edhe më serioze kur analizohen votat për kandidatin e kësaj partie, Hysen Çekaj, si dhe të disa kandidatëve tjerë. Derisa në Kosovë ai ka marrë 11,268 vota dhe vetëm 98 nga votimi në ambasada, pas numërimit të votave me postë ai renditet si kandidati i dytë më i votuar, me plot 12,000 vota”, ka shkruar Rama.
Ai ka publikuar edhe facsimile të tabelave të rezultateve të votimit në Kosovë, votimit në përfaqësitë diplomatike dhe votimit me postë.
Sekretari Organizativ i LVV-së, u ka bërë thirrje hetuesisë dhe prokurorisë që të hetojnë në mënyrë të plotë e të detajuar ato që kjo parti I cilëson si shkelje dhe parregullsi serioze të procesit të votimit.
“Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, është thelbësore që të bëhet një hetim i plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara për të siguruar një proces zgjedhor të pastër, të drejtë dhe të ndershëm”, ka theksuar Rama.
Postimi i plotë i Sekretarit Organizativ të LVV-së, Alim Rama:
Parregullsi të shumta në votimin e mërgatës me postë!
Procesi i numërimit të votave me postë nga mërgata ka zbuluar parregullsi të shumta, duke ngritur shqetësime brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Shpallja e qindra fletëvotimeve të pavlefshme, përkundër qartësisë së vullnetit të votuesve, duket të mos jetë e vetmja parregullsi e evidentuar në këtë proces. Rritja artificiale e LDK-së përmes votimit me postë, në shpërputhje të thellë me rezultatet në Kosovë dhe me ato në përfaqësitë diplomatike, ka ngritur dyshime mbi besueshmërinë e këtij procesi.
Parregullsitë pikësëpari kanë të bëjnë me rritjen artificiale të LDK-së me mbi 400% krahasuar me votimin në përfaqësi diplomatike, por ato bëhen edhe më serioze kur analizohen votat për kandidatin e kësaj partie, Hysen Çekaj, si dhe të disa kandidatëve tjerë. Derisa në Kosovë ai ka marrë 11,268 vota dhe vetëm 98 nga votimi në ambasada, pas numërimit të votave me postë ai renditet si kandidati i dytë më i votuar, me plot 12,000 vota.
Mijëra fletëvotime të fotografuara nga vëzhguesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë një tregues se votimi për Çekajn dhe të tjerët është i kurdisur dhe i manipuluar siç duket nga një grup i organizuar. Në këto fletëvotime dallohet qartë një shabllon i përsëritur: votat shkojnë për kandidatët me numër Lumir Abdixhiku 1, Kujtim Shala 2, Doarsa Kica Xhelili 3, Hysen Çekaj 80, ndërsa më pas kandidatëve të tjerë si: Bahrije Hyseni 99, Alban Zogaj 22, Gazmend Muhaxheri 5, Jeta Rafuna Hasani 45, dhe Fatmir Asllani 61. Kjo shpërputhje e votave bëhet edhe më e dukshme kur shikohet dallimi mes votave të LDK-së në komuna të caktuara, siç është rasti i komunës së Skenderajt, ku numri i votave përmes postës nga mërgata 497 e tejkalon numrin e votave të marra në Kosovë 419.
Shumë fletëvotime që përmbajnë votën për Çekajn dhe të tjerët duken si kopje identike, ngjashmëri kjo që ngre dyshime mbi autenticitetin e tyre. Ajo që bie në sy është fakti se përmes votimit në konsullatën e Shtutgardit, ku ai jeton, Çekaj ka arritur të sigurojë vetëm 33 vota. Ndërkohë, në të gjitha konsullatat e tjera në Gjermani, përfshirë ambasadën në Berlin, ai ka arritur t’i marrë 22 vota. Në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike në shtetet e tjera, votat për Çekajn shkojnë deri në 5. Parregullsitë dhe ndërhyrjet janë evidente, por mbetet e paqartë se ku ka ndodhur ato: gjatë regjistrimit të votuesve, në procesin e votimit me postë, në kutitë postare apo gjatë periudhës kur fletëvotimet kanë qenë nën administrimin e KQZ-së.
Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, është thelbësore që të bëhet një hetim i plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara për të siguruar një proces zgjedhor të pastër, të drejtë dhe të ndershëm.
Shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara tashmë janë raportuar në polici dhe prokurori nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Megjithatë, prokuroria ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
Republika e Kosovës duhet të vazhdojë të ecë përpara me standardet e larta për të cilat njihet tashmë: garantimi i zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, duke respektuar pa kompromis vullnetin e të gjithë qytetarëve të saj.
(r.m.)