Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, priti sot në një drekë pune në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pas bisedimeve që zgjatën mbi dy orë, Macron, në një postim në X, i vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës, duke vënë theksin në bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme, si: inovacioni, arsimi, kultura dhe turizmi. Ai e rikonfirmoi mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave në rrugën drejt BE-së.
“Mirë se erdhe, i dashur Edi Rama!
Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushën e inovacionit, arsimit dhe arsimit të lartë, kulturës dhe turizmit dëshmon për lidhjet tona të ngushta.
Ne dëshirojmë t’i japim një shtysë të re kësaj marrëdhënieje, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë në fushës të ekonomisë dhe mbrojtjes.
Franca rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Macron.
Ndërkaq Rama e ka postuar në Facebook një album me fotografi nga takimi me presidentin Macron, shoqëruar me një falënderim për nikoqirin.
“Faleminderitt shumë, zoti President! Kënaqësi sot takimi me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron”, ka shkruar Rama.

Takimi i Ramës me Macronin në Paris u realizua në kuadër të dialogut për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Ankara.
(r.m.)