Macron: Lëvizjet e njëanshme të Kosovës nuk janë sinjal i mirë

Beograd, 29 gusht 2024 – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten në mbrëmje, në Beograd, ku arriti për vizitë dyditëshe, se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është pjesë e procesit integrues dhe thjeksoi se kjo çështje nuk mund të zgjidhet pa kompromise nga të dyja palët.

Macron tha se Franca dhe partrnerët e saj evropianë janë të shqetësuar për ato që ai i quajti “lëvizje të njëanshme” të Kosovës. Ai tha se këto veprime nuk janë sinjale të mira për procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për lëvizjety e fundit të njëanshme të Kosovës të cilat nuk dërgojnë sinjal të mirë”, tha ai.

Macron tha se Franca është e përkushtuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosov, duke e vështruar në kontekst të “kushteve në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”.

“Të jeni të sigurt se Franca do të vazhdojë t’i monitorojë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë. Në këtë aspekt, jemi veçanërisht të përkushtuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Macron tha se Franca do të vazhdojë ta mbështesë dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë. Ai I cilësoi këto raporte si “kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Do të vazhdojmë të përkrahim ndërmjetësimin evropian, në mënyrë që të arrihet përparim në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, që janë kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këto raporte tuaja me të gjithë partnerët do të përmirësohen, e ne do të kemi lëvizje të lirë dhe jetë më të mirë për njerëzit”, tha presidenti francez.

Presidenti Macron, në një shkrim autorial në prag të vizitës së tij në Beograd, u bënte thirrje dy palëve për zbatimin e marrëveshjeve për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, të arritura në Bruksel dhe në Ohër, në shkurt dhe në mars të vitit të kaluar. Këto marrëveshje, me të cilat Presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Kryem,inistri I Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar vetëm në mënyrë declarative, bazohen në një plan të hartuar nga Franca dhe Gjermania.

Marrëveshja kërkon respektim të integritetit territorial të të dyja vendeve, dhe që Serbia të mos e kundërshtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Por, Serbia nuk ka bërë asnjë lëvizje drejt zbatimit të saj. Presidenti i Serbisë ka thënë se ai nuk do të nënshkruajë kurrë çfarëdo marrëveshjeje që nënkupton pranimin e pavarësisë së Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia praktikisht është tërhequr nga marrëveshja. Ajo ka theksuar se zbatimi i saj pa garanci të faktoprit ndërkombëtar nuk ka asnjë kuptim.

“Zbatimi i marrëveshjes pa garanci të sigurisë, pa anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nuk ka asnjë kuptim”, ka thënë ajp.

(r.m.)