Mali i Zi nuk do të pranojë refugjatët afganë të cilët po largohen pasi Talibanët kanë marrë kontrollin e Kabulit, deklaroi Ministria e Jashtme e Malit të Zi.
Në një deklaratë për median ministria konfirmoi se Mali i Zi mbështeti një deklaratë në të cilën 60 shtete u bëhej thirrje të respektojnë dhe të lehtësojnë largimin e shtetasve të huaj dhe afganë që duan të largohen nga vendi.
Por shtoi se Mali i Zi nuk ishte ‘i detyruar të pranonte përkohësisht afganët të cilët ndihmuan forcat aleate, pasi asnjë detyrim i tillë nuk parashikohet tek kjo deklaratë”.
“Mali i Zi ka mbështetur nismën, e cila bën thirrje që të gjithë ata që duan të largohen nga vendi të lejohen ta bëjnë këtë, duke përfshirë nevojën për rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura,” konfirmoi njoftimi për shtyp
Sidoqoftë, Mali i Zi, “në këtë fazë, nuk do të pranojë refugjatë siç thuhet në mënyrë arbitrare në disa media, kështu që ne theksojmë se kjo temë duhet të raportohet me ndjeshmëri të veçantë për hir të saktësisë në informimin e publikut”.
Disa shtete të Ballkanit perëndimor kanë premtuar se do të strehojnë përkohësisht shtetasit afganë që largohen nga Kabul ndërsa Britania e Madhe ka thënë se do të presë mbi 20 mijë.
OraNews