Maroku thotë se migrimin masiv drejt Ceutës e nxitën lajmet e rreme

Rabat, 3 gusht 2026 – Qeveria e Marokut i konsideron dezinformatat në rrjetet sociale dhe aktivitetet e kontrabandistëve të njerëzve si shkakun kryesor që, gjatë ditëve të fundit, dhjetëra mijëra persona u përpoqën të kalonin nga Maroku në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta. Ajo tha se fluksi i migrantëve nuk ishte i organizuar, por ndodhi spontanisht.

Në deklaratën e qeverisë marokene u theksua se ajo mbetet e përkushtuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Njëkohësisht, u bë thirrje për “një ndarje më të drejtë të barrës dhe përgjegjësive” në këtë luftë.

Gjatë ditëve të fundit, mediat spanjolle raportuan se qeveria marokene mund ta ketë nxitur qëllimisht ose të paktën ta ketë toleruar fluksin e marokenëve drejt Ceutës, për të ushtruar presion ndaj Spanjës. Sipas mediave, disa migrantë kanë deklaruar se nga autoritetet nuk u penguan ta kalonin kufirin. Përkundrazi, ata u inkurajuan.

Autoritetet marokene vlerësojnë se rreth 40.000 migrantë u përpoqën të hynin në Ceuta. Ndërkaq, Spanja ka raportuar për mbi 50.000 persona.

Më të mëdha janë dallimet midis Marokut dhe Spanjës lidhur me numrin e viktimave. Sipas Marokut, jetën e kanë humbur 11 migrantë, shumica prej tyre të mbytur. Ndësa policia spanjolle flet për mbi 70 të vdekur. Sipas saj, disa migrantë u mbytën në det, ndërsa të tjerë u shtypën nga turma derisa përpiqeshin ta kalonin digën mbrojtëse dhe gardhin kufitar.

Dipas të dhënave zyrtare spanjolle, pothuajse të gjithë migrantët që arritën të enjten në enklavën spanjolle CEUTA tashmë janë kthyer në Marok,.

(r.m.)

Comment

*