Marta Kos: Rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes normalizimit të raporteve me Beogradin dhe jo përmes veprimeve në njëanshme

Bruksel, 3 qershor 2025 – Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se Komisioni është i gatshëm të japë opinionin lidhur me kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në BE kur kjo të kërkohet nga Këshilli. Por, ajo ka se përparimi i Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE-së, siç është shprehur, “kalon përmes normalizimit të raporteve me Beogradin dhe jo përmes veprimeve në njëanshme”.

“Komisioni mbetet i gatshëm të përgatisë mendimin për anëtarësimin e Kosovës në BE kur të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli. Por, më lejoni të jem e qartë, rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes normalizimit të raporteve me Beogradin e jo përmes veprimeve në njëanshme”, ka thënë Kos të martën, në një debat në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Komisionerja e BE-së pë zgjerim ka thënë se Kosova duhet t’i formojë sa më shpejt institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të ecë përpara në reformat në drejtësi, në medie dhe në administratën publike.

“Në Kosovë, pas zgjedhjeve të shkurtit, është esenciale që sa më shpejt të formohen institucionet dhe të lëvizet përpara me reformat kyçe në drejtësi, në medie dhe në administratën publike. Kuvendi dhe qeveria funksionale janë të domosdoshme në mënyrë që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes”, ka thënë komisionerja Kos.

Kosova e kishte dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE qysh në dhjetor të vitit 2022, por kjo kërkesë nuk është shqyrtuar asnjë herë nga Këshilli I BE-së. Sipas procedurave në BE-së, vendet anëtare në Këshillit duhet ta autorizojnë Komisionin Evropian që të japë mendimin se i përmbush apo jo Kosova kushtet për marriej e statusit të vendit kandidat. Vendimi i Këshillit t⢆ BE-së merret në bazë të opinionit të Komisionit Evropian, me konsensus të plotë të të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Duke pasur parasysh se Kosovën nuk e kanë njohur ende 5 vende anëtare të BE-së (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro) tash për tash është joreale të pritet që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Kosova është i vetmi vend në Evropë i cili ka kërkuar anëtarësim në BE dhe nuk e ka statusin e  kandidatit.

(r.m.)

Comment

*