Marta Kos u bën thirrje partive politike në Kosovë të arrijnë kompromis

Bruksel, 8 qershor 2026 – Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e ka uruar Albin Kurtin për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e djeshme parlamentare dhe e ka vlerësuar procesin zgjedhor.

“Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe veçanërisht për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit”, ka shkruar Kos, në një postim në rrjetin social X.

Marta Kosu ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë kompromis dhe të bashkëpunojnë për të siguruar stabilitet institucional pas zgjedhjeve të djeshme. Ajo ka theksuar se përparimi i Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian kërkon bashkëpunim politik dhe gatishmëri për kompromis.

“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, forcat politike duhet tani të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional”, është shprehur ajo.

Komisionerja evropiane për zgjerim ka thënë se pret që të vizitojë Kosovën sa më parë, për të shtyrë përpara procesin e integrimit evropian të Kosovë dhe zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike të BE-së.

“Pres me padurim të rikthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin evropian të Kosovës dhe për të vazhduar punën lidhur me financimin në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike”, ka shkruar Marta Kos.

(r.m.)