Martens: Rama e Vuçiqi me një iniciativë të përbashkët për zgjerimin e BE-së

Prishtinë, 27 shkurt 2026 – Gazetari i gazetës gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), Michael Martens, ka shkrtuar se Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët që ka të bëjë zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Martens, në një postim në rrjetin X, ka shkruar se kjo nismë pritet të tërheqë vëmendje të konsiderueshme në BE, ndonëse shumë prej vendeve të BE-së do ta kundërshtojnë atë.

Martnes ka paralajmëruar se detaje në lidhje me këtë nismë do të publikojë së shpejti në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).

“Së shpejti: Një iniciativë e përbashkët nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord. Më shumë së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung/FAZ.”, ka shkruar Martens.

Kryeministri Rama pak kohë më parë ka dalë me idenë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pa të drejtën e vetos që e kanë vendet anëtare për vendime që merren me konsensus.

Gazetari gjerman nuk ka shpjeguar nëse “nisma e përbashkët” e Ramës dhe Vuçiqit ka të bëjë me idenë e Ramës për pranim në BE të vendeve pa të drejtë vetoje apo për ndonjë ide tjetër.

Rama e Vuçiq kanë pasur reporte të afërta gjatë kohës që e kishin lansuar nismën “Ballkani i Hapur”, i cili kishte objektiv sigurimin e lëvizjes dhe tregtisë së lirë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim progresin e përbashkët të vendeve të rajonit në rrugën e integrimit në BE.

Kësaj nisme, e cila nuk dha ndonjë rezultat, i ishte bashkuar vetëm Maqedonia e Veriut. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk ishin bërë pjesë e saj.

Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt me BE, por ende nuk e ka përmbyllur asnjërin prej tyre. Edi Rama është optimist dhe Shqipëria do të pranohet në BE më së largu në vitin 2030.

Ndërkaq, Serbia i ka hapur shumicën e kapitujve, por as ajo nuk i ka mbyllur. BE ka vlerësuar se Beogradi ka bërë hapa në rrugëtimin drejt BE-së. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë konstatuar se mungesa e sundimit të ligjit, shkeljet e të drejtave dhe lirive civile dhe mungesa e lirisë së medies vënë në dyshim orientimet e Serbisë drejt integrimeve evropiane.

(r.m.)

Comment

*