Mbërrijnë në Kosovë edhe 200 trupa britanike të NATO-s

Bruksel, 6 tetor 2023 – NATO-ja ka njoftuar se 200 trupat britanike kanë mbërritur të premten në Kosovë për ta përforcuar misionin paqeruajtës të Aleancës, KFOR.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, NATO-ja ka thënë se me arritjen e këtij kontingjenti është bërë që KFOR-i të pëmbushë mandatin e tij.
“Kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh britanikë mbërriti në Kosovë për t’u përforcuar Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Një hap i kujdesshëm për të siguruar se KFOR-i ka forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
https://twitter.com/NATO/status/1710347896262930825?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1710347896262930825%7Ctwgr%5Ef5e0be5d7513820ff4eaf61b8fd2cdbe81b7afb7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2F394601%2F200-trupat-britanike-te-nato-s-mberrijne-ne-kosove%2F
(r.m.)