Mbështetje shqiptaro-amerikane për Dr. Bekim Sejdiun si President i Kosovës

Bekim Sejdiu gëzon mbështetje të madhe në diasporën shqiptare të Amerikës për shkak të viteve që shërbeu në krye të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York.

Një numër i madh udhëheqësish të komunitetit kanë nënshkruar një thirrje në mbështetje të kandidaturës së tij për President.

Letrën mund ta lexoni këtu në vijim, bashkë me emrat e nënshkruesve:

Të nderuar udhëheqës politikë dhe anëtarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Ju drejtohemi për të shprehur mbështetjen tonë të përbashkët për zgjedhjen e Dr. Bekim Sejdiut si Presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.

Kemi ndjekur nga afër procesin ermërimit si kandidat për President në Kosovë dhe me respekt i bëjmë thirrje Kuvendit të zgjedhë Dr. Bekim Sejdiun. Si ish-diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Sejdiu ka përvojën e gjerë dhe integritetin e nevojshëm për të bashkuar vendin dhe për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Kemi pasur kënaqësinë e madhe të punojmë së bashku me Dr. Sejdiun gjatë kohës që ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në Nju Jork. Dr. Sejdiu luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e urave lidhëse ndërmjet diasporës shqiptare në SHBA dhe Kosovës. Punuam pa u lodhur për organizimin e veprimtarive kulturore, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe lobimin për Kosovën në qarqet më të larta politike në Nju Jork dhe në Uashington, D.C.

Në këtë kohë kritike, Kosovës i nevojitet një kryetar shteti që gëzon respekt të thellë institucional dhe ka një përvojë të dëshmuar në shërbimin publik.

Formimi i shquar juridik dhe përvoja diplomatike e Dr. Sejdiut e bëjnë atë jashtëzakonisht të kualifikuar për ta përfaqësuar shtetin me dinjitet në skenën globale.

Për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për atdheun tonë, i bëjmë thirrje me respekt të gjitha partive politike brenda Kuvendit të bashkohen dhe të mbështesin kandidaturën e Dr. Bekim Sejdiut për President të Kosovës.

Me solidaritet,

Elio Ahmetaj

Harry Bajraktari

Vehbi Bajrami

Ekrem Bardha

Ramazan Bekteshi

Ilmi Berisha

Cafo Boga

Musa Dakaj

Gjevalin Gegaj

Mark Gjonaj

Adrian Grajcevci

Ramazan Hajdini

Joe Haliti

Agim Ismaili

Iljaz Kadriu

Richard Lukaj

Besim Malota

Halil Mula

Gino Mulliqi

Adrian Neritan

Bruno Selimaj

Gani Shehu

Beqir Sina

Ismet Smajli

Doc Vraniqi

Martin Vulaj

Shpresa Xhakli

Jim Xhema

Comment

*