NJOFTIMI NGA PARTIA DEMOKRATIKE OPOZITARE
Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit.
Komisioni i Ligjeve, ora 10.30
Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00
Komisioni i Sigurisë, ora 11:30
Komisioni i Jashtem, ora:13.30
Deputetët e PD që janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.
Ata kanë paralajmëruar se do të hyjnë brenda sallës së komisionit për të marrë pjesë fizikisht.
Të parët kanë mbërritur deputetët Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi Tyli, Bledion Nallbati dhe Elda Hoti.
Dje Kuvendi mësohet t’i ketë njoftuar se komisioni do të zhvillohet online, por PD dhe opozita e kundërshtojnë këtë vendim.BalkanWeb