Mbrëmja e 17 shkurtit mblodhi një numër të madh shqiptarësh në zemër të Washington DC

Shkrimi nga Merita McCormack

Fotografitë nga Arsim Çejku

Me iniciativë të disa individëve, Vatranë e nga organizata të tjera shqiptaro-amerikanë në metropolin Uashingtonian (Washington DC), një grup i madh shqiptarësh nga çdo truall i vendlindjes u mblodhën për të festuar bashkarisht festën e pavarësisë së Kosovës.

Bashkëfestuesit u mbodhën në Restorantin “Admiral” në Washington DC dhe festuan  për disa orë  15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Morën pjesë shqiptaro amerikanë të çdo moshe e profesioni, kishte një pjesëmarrje të madhe edhe nga studentë universitetesh si Johns Hopkins dhe Georgetown, po ashtu edhe  diplomatë  të Kosovës në Amerikë, shqiptaro amerikanë nga tre shtetet ngjitur me DC dhe shumë miq amerikanë që kanë punuar në trojet shqiptare.

Vendi ishte rezervuar në një zonë private të restorantit që ndodhet në Dupont Circle dhe festuesit u mblodhën rreth orës 7:30 pm dhe ndenjën deri pas mesnate.

Arsim Çejku ishte në dispozicion si gjithmonë për të bërë fotot e çastit për të memoralizuar ngjarjen!

Flamujt (kombëtari dhe shtetërori i Kosovës) ishin sjellë nga pjesëmarrës të komunitetit dhe u shpalosën gjatë mbrëmjes.  Faleminderit Flori dhe Flaka për to.

Pjesëmarrësit u përshëndetën me njëri tjetrin, miqtë e vjetër u çmallën e miqësi të reja u krijuan.

Pavarësisht se DJ i restorantit kishte tjetër program, shqiptarët gjetën mundësinë të luajnë muzikë shqiptare për rastin special.

Ishte kënaqësi të shihjen Ilirianën nga Prishtina me qeleshen mbi krye, Evisën nga Vlora e Junikun nga Tropoja të kërcenin Vallen Shqiptare aq bukur.

Megjithëse aktiviteti ishte i organizuar aty për aty, çdo pjesëmarrës shprehu kënaqësinë e të qenit tok e të ndarjes së gëzimit të përbashkët për lirinë 15 vjeçare të Kosovës.

Lavdi trimave që dhanë jetën për atë liri!

Zoti e bekoftë popullin tonë!