Mbrojtja e Krasniqit kërkon shpalljen e pafajësisë për të gjitha akuzat

Hagë, 16 shkurt 2026 – Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot përfundoi paraqitja e fjalëve përfundimtare të ekipeve mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Avokatja Alagendra Venkateswari, në përmbyllje të fjalës përfundimtare, insistoi në pafajësinë e Jakup Krasniqit. Ajo theksoi se

Avokatja insiston në pafajësinë e Krasniqit. Ajo theksoi se nuk ka prova se Krasniqi ka nmarrë pjesë në çfarëdo mënyre në kryerjen e krimeve me të cilat e ngarkon prokuroria,

“Nuk ka prova të besueshme se Krasniqi ka qenë i pranishëm, ka urdhëruar apo ka marrë pjesë në krime kundër ndonjë civili, jo në emër të tij, jo në prani të tij. Kjo ishte e qartë që në fillim të këtij gjykimi, kjo është e qartë edhe tani. Dhe kur një gjykim dhe përfundon në të njëjtën pikë, ligji parashikon vetëm një rezultat – shpalljen e pafajësisë për të gjitha akuzat”, theksoi ajo.

Avokatja Venkateswari hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë se Krasniqi dhe krerët tjerë të UÇK-së kishin qëllim marrjen e kontrollin në Kosovën.

“UÇK-ja nuk u krijua si organizatë që synonte marrjen e pushtetit. Ajo u ngrit si një lëvizje mbrojtëse e krijuar si përgjigje ndaj kërcënimit ekzistencial dhe të menjëhershëm më të cilin përballeshin shqiptarët e Kosovës, civilët, të cilët pësonin nga dhuna dhe shtypja e forcave serbe”, tha ajo.

“UÇK-ja kishte synim të përbashkët çlirimin e Kosovës nga forcat serbe dhe mbrojtjen e popullsisë civile. Asnjëri nuk kishte qëllim kriminal”, theksoi ajo

Avokatja e Krasniqit tha gjithashtu se Prokuroria nuk ka vërtetuar se struktura drejtuese e UÇK-së kishte shënjestruar bashkëpunëtorët e Serbisë apo kundështarët politikë në Kosovë. Ajo tha se akuzat e Prokurorisë janë bazuar në “prova të dorës së dytë, në thashetheme apo në citime”. Ajo tha se asnjë dëshmitar nuk ka thënë se Krasniqi ishte përfshirë në çfarëdo krimi.

“Asnjë dëshmitar nuk ka dëshmuar se Krasniqi perceptohej si i përfshirë në krime apo në ndonjë plan kriminal”, theksoi ajo.

Ndërsa avokati Aiden Ellis hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë se Krasniqi, përmes komunikatave të UÇK-së, ka kontribuuar në ndalimin e personave në Zonën Operative të Llapit.

“Dëshmia e vetme e rëndësishme është ajo që ka thënë komandanti i zonës, Rrustem Mustafa… Ai tha se nuk i nevojitej leje prej askujt që të ndalonte persona në zonën e tij. Ishte mbret i mbretërisë së tij”, theksoi ai.

Sipas avokatit Ellis, Prokuroria në mënyrë të gabuar ka bërë përpjekje të lidhë praninë e Krasniqit në disa vende krimesh të pretenduara.

“Krasniqi ka qenë pjesë e një delegacioni që e ka zhvilluar një vizitë në Zonën e Llapit në gusht të vitit 1998, por Prokuroria nuk e vërteton që delegacioni të ketë shkuar në qendrat e ndalimit apo që Krasniqi të jetë informuar për ndalime të personave. Prokuroria pretendon se Krasniqi ka kaluar edhe në Bajgorë gjatë asaj vizite. Kjo nuk mjafton që të dilet në përfundimin se ai ka pasur dijeni për ndalimet e personave atje”, theksoi ai.

Sipas avokatit, “Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë që Krasniqi ka kontribuuar për krimet që janë kryer në cilësinë e tij si zëdhënës”.

Avokati Ellis tha gjithashtu se Prokuroria nuk ka gjetur lidhje mes rregulloreve të UÇK-së dhe krimeve të përfshira në aktakuzë.

“Shumica e dëshmitarëve folën për një rregullore të përgjithshme ku caktoheshin detyrat e policisë ushtarake dhe këtë Prokuroria e përktheu siç deshi ajo… Prokuroria nuk e vërteton argumentin e saj, sepse në fakt ajo nuk e ka trajtuar thelbin e argumentit”, tha ai.

Ellis i bëri thirrje trupit gjyqësor që t’i marrë me shumë rezerva dëshmitë e disa dëshmitarëve të ftuar nga Prokuroria. Sipas tij, “99 për qind e dëshmitarëve nuk e kanë parë asnjë rregullore”.

Pas përfundimit të fjalës përfundimtare të mbrojtjes së akup Krasniqit, trupi gjykues filloi parshtrimin e pyetjeve pët prokurorinë dhe për mbrojtësit e të akuzuarve.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për “krime lufte” dhe për “krime kundër njerëzimit. Prokuroria, në fjalën e saj përfundimtare, kërkoi që katër të akuzuarit të dënohen me nga 45 vjet burgim secili.

(r.m.)