Mbyllet procesi i propozimit të kandidatëve për President dhe KE, sot mblidhet Komisioni Verifikimeve

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ditën e sotme, e premte 11 shkurt 2022, me fillim ora 15:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Verifikimit.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas përfundimit të afateve statutore për propozimin e kandidatëve për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Siç është i parashikuar në statutin e FSHF, Komisioni i Verifikimit do kryejë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve si dhe integritetit të kandidatëve.

Në përfundim të mbledhjes, FSHF nëpërmjet një njoftimi për shtyp do t’ju bëj me dije emrat e propozuar si kandidat për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

fshf