Rafaela Prifti
“Si Drejtues Artistik, unë e çmoj ruajtjen e vlerave të kinematografisë sonë, ku njëherit shprehet edhe misioni i organizimit të Festivalit në Boston,” thotë Bujar Alimani.

“Kjo është veçoria dalluese e tij nga Festivalet e tjerë të filmit, të cilët nxitojnë të kenë prurjet më të reja të kinematografisë. Festivali i Filmit Shqiptar Fan Noli 2025 Boston (Qershor 19-22) solli në qendër të vëmendjes të komunitetit shqiptar në Amerikë dhe në diasporë një përzgjedhje të filmave ku përfshihen edhe realizime të disa viteve më parë, por që për arsye të ndryshme nuk kanë qenë në fokus të publikut apo të kinematofilëve. I tillë është filmi fitues “Tre Dritare dhe një Varje”. Ndonëse i realizuar disa vite më parë ishte në konkurrim në kategorinë e filmit të gjatë në këtë Festival. Fakti që juria dhe publiku e përzgjodhën si film fitues e përforcon veçorinë dalluese të Festivalit Fan Noli 2025. Po kështu edhe “paketa” e 6 filmave të animuar përfshinte krijime që nga filmat e parë në 1975 Zana dhe Miri dhe 1976 Pika e Ujit deri në vitet ’90 e më tej. I shpreh falenderime të veçanta Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Festivalit Anifest për Fëmijë,” vëren Bujar Alimani, i vlerësuar nga kritika për karrieren e tij si regjisor, producent dhe skenarist.
Pasi mbarojnë shfaqjet e filmave dhe nata e ndarjes së çmimeve, pasi janë vënë dhe shpërndarë postimet dhe fotot në Facebook, Instagram X, organizatorët si Vasilika Jantilli ndiejnë edhe lehtësim, edhe një boshllëk.
Tek shkallët e lokalit Leo’s Events and Restaurant në Braintree ku jepej mbrëmja Gala e Festivalit, e pyeta të më thoshte çfarë po mendonte tani që ishte mbyllja.
Çdo veprimtari ka sfidat e veta, por ama “do të më mungojnë telefonatat dhe tekstet në orë të ndryshme në grupin tonë me Bujarin dhe Edën (Skëndi) aq sa do t’i bie telefonit ndonjëherë sa për të kujtuar tensionin dhe stresin e organizimit të Festivalit,” thotë ajo teksa buzëqesh e lodhur.
Vasilika Jantilli dhe Eda Skëndi mes shumë punëve të tjera, ishin edhe përgjegjëset kryesore të mbrëmjes së ndarjes së çmimeve në 21 qershor në Boston.
Në tavolinën e Vasilikës si në atë të Enkelejda Klosit, anëtare e Jurisë, edhe në disa të tjera rreth e rrotull sallës, shikoje tre breza shqiptarësh, prindër, bija dhe mbesa. Vajzat e tyre, Krystal Klosi dhe Bjanka Jantilli vallëzuan kërcimin e Tropojës nëgrupin Bijat e Katedrales Ortodokse të Shën Gjergjit të koregrafuar nga drejtuesi Dhimitër Demiraj, Kryetari laik i Këshillit të Kishës.
Pjesëmarrja e brezave të komunitetit shqiptar është synimi i një aktiviteti si Festivali i Filmit dhe njëherit përmbushja e dëshirës për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Në një kënd të sallës pranë mikrofonit ishin 12 statuetat Fan Noli për fituesit punuar nga skuptori i mirënjohur shqiptar Ilmi Kasemi Beati. Anash trofeve, ishin 12 certifikatat shoqëruese me dizajnin e punuar nga Bjanka, lindur në Amerikë nga prindër të ardhur nga Shqipëria, e cila donte të jepte kontributin e saj Festivalit të Filmit Shqiptar Fan Noli në Boston.
Fituesit e Festivalit:
Best Film
Three Windows and a Hanging – for a bold vision on a sensitive and ongoing topic
Best Director
Gjergji Xhuvani for a lasting legacy in the art of film making
Best Script
Robert Budina for his outstanding storytelling and writing depths
Best Actress
Irene Aliu for her captivating performance that sets a high bar in film acting
Best Actor
Arben Bajraktaraj for a moving performance allowing audiences to have a deeper movie experience
Best Music
Lola Aleksi Gjoka for the revival of arrangements and preservation of compositions that honor the Albanian traditional music
Best Documentary
Ditë Tjetër – Another Day for its emotional intensity and novelty
Best Short
Taste of Pig (Shija e Derrit) for its outstanding cinematography that appreciates every detail of the pictures
Best Animation
Balada e Druvarit (Ballad of the Woodworker) an elevated expression of the genre both in content and technique
Best Supporting Actress
Luiza Xhuvani for enriching the cast of women characters in the Albanian cinema
Best Supporting Actor
Tristian Halilaj – an impactful and compelling performance that lifts up the film narrative
Special Jury Prize
A cup of Coffee and New Shoes On (Nje Filxhan Kafe dhe Kepucet e Reja) – A refreshing view of a delicate topic that touches deep and shows sensitivities in all movie components




