ME BASHKATDHETARË NË MICHIGAN…

– pērshkrim i vogẽl udhētimi –

Nga Visar Zhiti

Donim tē shkonim patjetēr, jo vetēm pse udhētimi  nē dimrin me borē ẽshtē dhe i bukur, por duhej tē takonim Dom Ndoun tonē, ai ishte kthyer nē shtēpi…

Kishim mall, kemi miq atje, Valentinin, Lisandrin, eh, Huana me Lekēn kishin shkruar nē Shkodẽr, por donim tē dēgjonim dhe njē meshē shqip me meshtarin e ri, Dom Dinon… dua tē lutem me motēr Vitoren, – tha Eda ime.

– Shkojmē patjēr! – na tha Dhimoja gjithē pērzemērsi.

Me atē nē timon rruga bëhet mē e gēzuar, bisedat gjithē sinqeritet tē mençur, makina e tij ēshtē si njē bibliotekē me libra e shkresa. Ja, dhe romani im i fundit…

Temperaturat vērtet ishin të ulta nē Chicago, ndērsa nē Detroit qielli ishte i kthjellēt dhe kishte diell, sipas tē dhēnave meteorologjike nẽ celular,  njē i ftohtē i shēndetshēm me shije molle m’u duk, por ne harruam “The lake effect”. Diku nē Indiana befas na u mbush xhami i makinēs me borē si me mizēri fluturash tē bardha, jo vetēm qē era frynte borēn e rēnē dikur, dje a pardje, por po binte borē e re dhe na u pẽrshfaq mjegulla e dēndur si njē mur ēndrre. Fantazma makinash para nesh qē zhdukeshin sakaq dhe ne mbeteshim vetēm nē njē asgjēkund si brenda njẽ ankthi tē bardhẽ.

– Nuk ka kthim pas, – na tha Dhimoja i qetē, duke pakēsuar shumē shpejtēsinē e makinēs, por bisedat vazhdonin po me atē ritēm si mē parē.    

Vazhda rrotash shquheshin para nesh, po Dhimoja pēlqente tẽ ecnim nẽ tē pashkelurēn.

Mbasi kaloi kēshtu nja njē orē brenda nē mjegull a mē pak a njē pērjetēsi e vogēl,  dolēm nē peizazhet e pamasa dimērore, pyje me borē dhe dritēsirē ngricash, kristal gjithkund, ndērkaq arritēm nē Detroit dhe morēm kthesēn pēr te Kisha “Our Lady of Albanians”, Zoja Pajtore e Shqiptarēve…

Te porta na priste Valentin Lumaj, i pērzemērt dhe i dashur, si pērherē “antidimēr”.

– Po Dom Ndou si ēshtē?

– Shumē mirē, qē kur ka dalē nga spitali. Do ta shihni vetē…

Kur i puthēm dorēn, na u duk i dobēsuar, por mirē, ajo mirēsi e ajo buzẽqeshje e dritē sysh.

Teksa motēr Vitorja shtronte tryezēn, dēgjonim me vēmendje Dom Ndoun, fjalẽt e tij ashtu si dhe lutjet nē altar kthehen nē dashuri. Dhe erdhi Domi i ri, Dinoja, i gjatē, i qeshur, me pallto tē gjatē, tē zezē. Na bēri pērshtypje, Domi i vjetēr i la vendin nē  krye tē tryezēs, megjithēse i riu iu lut Dom Ndout disa herë tē dilte ai nē krye. Pērplasēm gotat me verē, pastaj se si ra fjala dhe Dom Ndou i kthjellēt shpjegoi se “kur them profet, kuptoj jo vetēm atē qē parashikon, por dhe atē qē thotē tē vērtetēn dhe e mbron”… Dom Dino fliste me mē pasion, ai, ndēr tē tjera, e shpjegoi luftēn nē Tokēn e Shenjtē mes Palestinēs dhe Izraelit dhe si njẽ luftē qē duan t’i bējnē krishtērimit, por pas vēshtirēsive ka triumf…

Edhe nē meshē Dom Dino ishte po aq pasionant dhe tērheqēs, predikoi nē fund dhe nẽ anglisht, kisha kishte dhe tē rinj plot, edhe Eda lexoi nē altar nga Leximet e Ditēs , u lutēm tē gjithē “Ati ynē… – At’jon, mērmērita unē si nē arbẽrishten e vjetēr… – u kēnduan shqip kēngē kishtare, u falenderuam pēr praninē dhe Dhimoja pēr dhuratēn…

E gjitha ishte njē dhuratē e bukur pēr ne.

– Ku do tē shkojmē pēr kafe?

– Nē Ann Arbor, nē qytetin universitar, ku është pedagog miku ynē, shkrimtari dhe studiuesi Lisandri Kola.

Makina çante pērmes pyjeve me borē, pirgje tẽ bardha si tempuj mermeri dhe dritat e qytetit – njē tablo impresioniste nate.

Lisandri kishte zgjedhur tē na priste nē njē vend kuptimplotē, nē pallatin “Michigan Union”, plot me studentē, aty kishin folur dhe Presidenti Kennedy dhe Martin Luter King, ja, fotot e mēdha dhe njē vatēr e gjatē me plot flakē pas xhamave si me zambakē tē verdhēllemtē.

Ndērkaq ra fjala dhe pēr poetēt tanē emblematikē, tē mērguarit Martin Camaj dhe Arshi Pipa, pẽr tē cilēt Lisandri jep leksione dhe ndoshta dhe ata si ne do kenē qenē ndonjē mbrēmje kēshtu pranē zjarrit dhe kanē biseduar… pēr tē ardhmen…

– Do tē shkojmē siç jemi tē gjithē nē shtēpinē time! – na ftoi Valentini me pērzemērsi.

Bora pērhapte njē frymē vezulluese pērreth. Dritat e makinēs zbulonin drerē me ata brirēt e artē si hēna tē thurura mbi krye.

Derēn e hapi e zonja e shtēpisē dhe nē sallonin e madh plot ndriçime prisnin dhe vajzat, 6 motra, tē bukura si engjēllushet, mē e madhja studente  dhe mē vogla Bella, nja 4 vjeçe, qē kishte ndērruar nja 4 fustane tē gjatē pak mē parē, qẽ tē gjente mẽ tē mirin, se po i vinin mysafirē.

Njē zjarr tjetēr nē oxhak, pērballē pianoja e vajzave, fotografi tē tyre mureve tē bardha, ikona, shkallē, hapēsira tē ngrohta… hapēsira zemre.

Njē darkē familjare si nē “Malēsi tē Madhe”, u ndjemē si nē shtēpitē tona, Bella me motrat na dēgjonin, u pērgjigjeshin pyetjeve tona gēzueshēm… Kurse mamaja e tyre, Zonja Merushe, erdhi nē Amerikē në moshēn 15 vjeçare, mē e vogēl se vajzat e saj tē mēdha, mbaroi gjimnazin, mē pas universitetin “Wayne State” shkēlqyer dhe është mẽsuese e matemetikēs nē gjimnazet e metropolit tē Detroit, po dhe veprimtare e Kishēs shqiptare “Zoja Pajtore”…

Do t’i kujtonim tē gjitha kēto, takime e biseda, dhe tē nesērmen, kur ktheheshim, – na ngazēllejnē kaq shumē arritjet e bashkatdhetarēve, –  ndērsa autostradat ishin tē pastra dhe dita me dritēsirē bore lēbyrẽse, mjegull s’kishte kurrēkund, veç njē qiell i madh amerikan, sovrankaltēr.

Para se tē niseshim, dua tē tregoj qē shkuam nē kishēn tonē, tē pērshēndeteshim me dy domēt. Dom Ndout i rrinte pranē dhe grua tjetēr, qē na buzēqeshte, por s’fliste.

– Është infermierja, – na thanē, – amerikane, e mirē si shqiptare.

Mē bēri pērshtypje, “e mirē si shqiptare”, mẽ gēzojnē fjalēt e mira dhe s’duam t’i dēgjojmē vetēm nēpēr kisha…

Nē oborrin e bardhē u pērqafuam dhe me Dom Dinon, me motēr Vitoren, me Valentinin. Vēshtruam pērmallshēm nga shtatorja e shenjtes Nēnē Tereza.  Era tallaziste flamujt sipēr, shqiponja dhe yje dhe kryqi pērziheshin bashkē nē qiellin qē na afrohej edhe mē…

Nē makinē iu pērgjigja dhe njẽ mesazhi tē Lisandrit qē na uronte rrugē tē mbarē.

Me Dhimon nē timon vazhdonim bisedat. Pēr miqtē, punēn dhe librat. Edēs i pēlqente tē na thoshte dhe ndonjē gjē nga Bibla.

I rashē ziles sē celularit tē Dom Lush Gjergjit nē Prishtinē. Zēri i tij e mbushi plot kabinēn e makinēs si nē katedrale. I thamē se po ktheheshim nga takimi me vēllanē e tij, Dom Ndoun, ēshtē shumē mē mirē…

– E shēron dashuria e atyre qē do dhe e duan, e miqve, – na tha… – Bekime plot…

Kur u futēm nẽ Chicago perēndimi i diellit kuqēlonte mahnitshēm… si ato zjarret qē lamē pas, ja, na dolēn dhe para. Dhe po bēja foto sērish me celular.

Kur arritēm nē shtēpi, mē dērguan dhe foto tē tjera nga andej ku ishim dhe u bē kēshtu njē reportazh i pērzierē imazhesh…