Me votat e dërguara me postë, VV-ja ia merr edhe një ulëse PDK-së

Prishtinë, 5 janar 2026 – Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50.67 për qind të votav të dërguara me postë, kështuqë ia ka marrë edhe një ulëse në Kuvend Partisë Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht ka 20.43 për qind të votave.

Sipas rezultatet aktuale, para numërimit të votave me postë, VV-ja i kishte 56 deputetë dhe tani, pas numërimit të votave me postë i ka 57 deputetë. PDK-ja, e cila i kishte 23 deputetë para numërimit të votave me postë, ka rënë në 22 deputetë.

Votat me postë nuk kanë pasur ndikim në numrin e ulëseve të subjekteve tjera politike. LDK-ja do t’i ketë 15 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë 6 deputetë.

Këeto duket të jenë rezultatet përfundimtare, ndonëse nuk janë numëruar ende votat me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuar. Këto vota nuk pritet të kenë ndikim në ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se të hënën ka përfunduar procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime të dërguara me postë nga jashtë Kosovës. Sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës.

Sipas rezultateve të tashme, përveç këtyre tri subjekteve politike, në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës do të përfaqësohen edhe komunitetet joshumicë, të cilat i kanë 20 ukëse të rezervuara. Nga 10 vendet e rezervuara për komunitetin serb, 9 do t’i ketë Lista Serbe dhe 1 do ta ketë Partia për Liri dhe Drejtësi e Nenad Rashiqit, e cila ishte pjesë e koalicionit qeverisës në mandatin e kaluar. 10 vendet tjera do t’i ndajnë përfaqësuesit e komuniteteve pakicë joserbe.

KQZ paralajmëroi se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve mund të shpallen para 19 janarit, datës që ishte parashikuar më parë.

(r.m.)

Comment

*