Media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Athinë, 11 maj 2024 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë të dielën në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.

Autoritetet e Greqisë e kanë cilësuar këtë si vizitë private të Ramës, me të ciklën s’ka të bëjë fare Kryeministri grek, Kyriakos Kazramanlis dhe as kabineti i tij.

Mediet greke bëjnë të ditur se, pavarësosht prej karakterit të vizitës, policia greke ka marrë masa shumë të rrepta të sigurisë për vizitën e Ramës në Athinë dhe tubimin që do të mbahet në sallën “Teatri i Krishtlindjes” në stadiumin e Galatsit.

Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të kujdesen për sigurinë e Ramës deri në hyrje të sallës dhe deri në përfundimin e vizit٥s dhe largimin e tij nga Athina.

Gjatë ditës, Rama do të zhvillojë në Athinë edhe takime të tjera me grupe shqiptarësh, me anëtarë të Partisë Socialiste në Greqi dhe me biznesmenë shqiptarë në Greqi.

Ai do të largohet nga Athina në orët e pasditës së vonë.

Gjatë udhëtimit në Greqi, Rama do të shoqërohet nga rreth 150 persona, përfshirë disa anëtarë të kabinetit të tij qeverisës, disa deputetë dhe 50 gazetarë.

Kryeministri Rama, në një postim në llogarinë e tij personale në Facebook, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Athinë apo në vendbanimet e afërta që të marrin pjesë në tubim, të cilin e ka cilësuar si “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”.

“Dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Ftesa e Ramës për tubim drejtuar shqiptarëve është stampuar mbi një pamje të Akropolit, shoqëruar me flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

(r.m.)