Tiranë, 9 shkurt 2023 – SPAK njoftoi më 8 shkurt se kishte mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec.
Ish-ministri në një intervistë në studion e “News 24”, tha se në këtë çështje nuk ka asgjë të re dhe se ajo risillet në debatin politik sa herë që ka zgjedhje.
“Një cështje që nga pikëpamja procedurale, kur procedura shkelet, është cështje e parashkuar që sillet për interesat e qëllimet që s’ka të bëjë me vërtetësinë e ligjit apo atë që ka ndodhur në Gërdec. Prokuroria ka pasur mendimin që s’ka pasur parashkrim. GJKKO në shkallën e parë ka vendosur që është e parashkuar dhe e gjykuar. Pastaj ka pasur vendim të Apelit që thoshte nuk është parashkuar se nga 2009-2012 ka qenë deputet e ka pasur imunutet e për këtë periudhë pezullohet parashkrimi, ndërkohë që nuk ka pezullim parashkrimi në kodin tonë penal. Vështirë të gjykosh më në këtë situatë që është e ligjshme apo e paligjshme, më tepër se ligji vlen interesi politik dhe Maliqi. Kjo cështje sa herë ka pasur proces zgjedhor është rifutur në debatin politik. Nga aspekti i procedimit duket se më tepër se sa interesi për të pyetur Mediun ka qenë interesi i komunikimit me median i kësaj gjëje”, tha Mediu.
“Ideja për ta marrë nga hiçi këtë dosje për ta sjellë nga prokurorët e SPAK ndërkohe që ka qenë dosje në prokurorinë e përgjithshme dhe ajo në vitin 2014 kur është kërkuar të rihapet cështja ka thënë ska bazë ligjore, sillet dhe pas një vendimi të formës së prerë nga gjykata në 2019 për interesa që skanë të bëjnë me cështjen, ska asnjë gjë që të jetë si vlerë e shtuar në këtë dosje. Për më tepër, pa vlerësuar se janë mbi 26 veta që kanë qenë pjesë dhe pjesa më e madhe e tyre janë dënuar”, shtoi ai.
Në pyetjen pse ndodhi shpërthimi në Gërdec, Mediu u përgjegj:
“Do ju jap një përgjgje që kanë dhënë ekspertët amerikasne dhe ushtarakë shqitpar për shkak të dërgimit në sai shumë të mëdha të muniioneve mos depzitrimit siopas rreullave dhe depozitimi i barutit në kontenier që krijoi një bombë artizanale dhe këto për shkak të një zjarri që ndodhi sipas ekspertisëz ka pasur një proces zinxhir deri në shpërthim masiv të barutit. Ka elementë të tjerë që ska pasur asnjë ehrë dëzhirë nga prokuroria për ti shqyrtuar e ndoshta kur merret me cështjen e sigurisë merren të gjitha anët. Ekspertiza amerikane dhe ushtarake shqiptare kanë përcaktuar ato tre shkaqe”, tha Mediu.
(Panorama.al)